Për autorë, trajnerë dhe dizajnerë
Puna jote, në duart e lexuesve shqiptarë.
Ti krijon. Ne kujdesemi për pagesat me kartë, dorëzimin e skedarit dhe mbrojtjen e tij nga shpërndarja.
Si funksionon
- 1
Krijo profilin
Regjistrohu si autor dhe plotëso të dhënat për pagesat.
- 2
Ngarko produktin
Shto skedarin, kopertinën, përshkrimin dhe çmimin. E kontrollojmë para publikimit.
- 3
Shit dhe merr pagesën
Blerësi paguan me kartë. Ti sheh shitjet dhe merr pagesën çdo muaj.
E re · Libra me AI
Ke një ide për një libër? Shkruaje me AI.
Ti sjell idenë dhe zërin tënd. AI të ndihmon me planin e kapitujve dhe me shkrimin, në shqip të pastër. Ti e lexon, e redakton dhe e publikon në dyqan.
Provoje falas gjatë beta-s.
- 1
Ideja
Titulli, për kë është (fëmijë, adoleshentë, të rritur), toni dhe gjatësia. Disa fjali mjaftojnë.
- 2
Plani
AI propozon kapitujt me nga një përmbledhje. I ndryshon, i rendit ose shton të tutë.
- 3
Kapitujt
Kapitull pas kapitulli, e sheh tekstin ndërsa shkruhet. Rishkruaje me një udhëzim: më i shkurtër, më shumë dialog.
- 4
Redaktimi
E lexon dhe e ndryshon me dorë sa të duash. Libri mbetet yti.
- 5
Publikimi
E bëjmë PDF të bukur, zgjedh kopertinën, dhe pas kontrollit del në dyqan.
Ndershmëri me lexuesit
Çdo libër shfaqet me etiketën "Krijuar me AI, redaktuar nga" emri yt, dhe ka seksionin e vet në katalog.
Pa përmbajtje të ndaluar
Nuk lejohen libra erotikë, kopje të librave ekzistues, libra për njerëz realë, urrejtje apo udhëzime të rrezikshme.
I kontrolluar si çdo libër
Kalon nga i njëjti shqyrtim para publikimit, dhe shitet si çdo produkt tjetër yti.
Çfarë mund të shesësh
Çdo produkt digjital që e ke krijuar vetë ose që ke të drejtë ta shesësh.
- E-libra
- PDF dhe EPUB, të lexueshëm në web dhe në aplikacion
- Kurse
- Video dhe materiale shoqëruese, të ndara në mësime
- Shabllone
- Word, Excel, Canva, Figma ose çfarëdo skedari
- Audio
- Meditime, ligjërata dhe libra të lexuar me zë
- Libra me AI
- Libra të shkruar me ndihmën e AI dhe të redaktuar nga ti, me etiketën përkatëse