digjitale.

Pyetje të shpeshta

Si paguaj?+

Me kartë Visa ose Mastercard, në digjitale.shop. Pagesa përpunohet nga Paysera dhe ne nuk e shohim asnjëherë numrin e kartës.

Kur e marr produktin?+

Menjëherë pas pagesës. Shfaqet në bibliotekën tënde, në web dhe në aplikacion, dhe të vjen edhe një email me linkun.

Pse nuk mund të blej brenda aplikacionit?+

Aplikacioni është lexues. Librat me pagesë blihen në digjitale.shop me të njëjtën llogari dhe shfaqen vetë në bibliotekë. Librat falas i merr direkt në aplikacion.

A mund ta kthej një produkt?+

Një produkt që punon si duhet nuk kthehet, sepse të jepet menjëherë. Nëse skedari nuk hapet ose nuk përputhet me përshkrimin dhe nuk e zgjidhim brenda 48 orësh, ose je ngarkuar dy herë, ta kthejmë paranë. Shkruaj brenda 14 ditësh në info@digjitale.shop.

A mund të lexoj pa internet?+

Po. Në aplikacion, libri shkarkohet herën e parë që e hap dhe pastaj lexohet edhe pa lidhje. Kurset me video dhe librat audio duan internet.

Ku mbaron leximi im?+

Faqja ku je ruhet në llogarinë tënde në çdo kthim faqeje. Kështu vazhdon aty ku e le, edhe në telefon tjetër apo pasi ta riinstalosh aplikacionin.

Si e ndryshoj orën e kujtesës?+

Te Profili, Njoftimet. Zgjedh orën, ose e fik krejt. Kujtesa vjen vetëm një herë në ditë dhe nuk vjen në ditët kur ke lexuar tashmë.

A mund të mbaj shënime?+

Po. Gjatë leximit, dëgjimit apo shikimit, prek ikonën e shënimit. Shënimi mban faqen ose momentin, dhe të gjitha i gjen në një vend te biblioteka. Mira mund t'jua bëjë përmbledhje.

Kush është Mira?+

Një asistent që të sugjeron libra nga katalogu dhe të përgjigjet për librat që ke. Di çfarë ke në bibliotekë, ku ke mbetur dhe shënimet e tua.

Harrova fjalëkalimin+

Te faqja e hyrjes, shtyp "Harrova fjalëkalimin". Të vjen një email me link për ta ndryshuar.

Si e fshij llogarinë?+

Te Profili, poshtë fare, "Fshi llogarinë". Fshihen llogaria, biblioteka, bisedat me Mirën dhe historia e leximit. Kjo nuk zhbëhet.

Si bëhem autor?+

Te Profili, "Shit librat e tu", ose te faqja Për autorët në web. Çdo produkt e kontrollojmë para se të publikohet.

Si funksionojnë librat me AI?+

Te Paneli, "Libër me AI": shkruan idenë, AI propozon planin e kapitujve, pastaj i shkruani kapitull pas kapitulli dhe ti i redakton. Paguan me fjalë (p.sh. 25 mijë fjalë për 10 €), vetëm për tekstin që shkruan AI; redaktimi yt është falas. Libri kalon nga shqyrtimi ynë dhe del me etiketën "Krijuar me AI". Nuk lejohen libra erotikë, kopje të librave ekzistues ose libra për njerëz realë.

Si e promovoj një produkt?+

Te Paneli, shtyp "Promovo" pranë produktit të publikuar. Për 5 € në 30 ditë del i pari në kategorinë e tij dhe në kërkimet që i përshtaten, dhe Mira e sugjeron kur i përshtatet pyetjes. Lexuesit e shohin me etiketën "I promovuar".

Sa fiton autori?+

95% të çmimit të çdo shitjeje. Platforma mban vetëm 5% për pagesat, ruajtjen dhe lexuesin. Statistikat e leximit dhe shitjet i sheh te Paneli i autorit.