Përditësuar më 30 tetor 2026
Rimbursimi dhe dorëzimi
Si e merr produktin pas pagesës, dhe kur ta kthejmë paranë. Vlen për çdo blerje në digjitale.shop.
Çfarë shesim
Vetëm produkte digjitale: libra elektronikë (PDF/EPUB), libra audio, udhëzues, shabllone, kurse me video dhe libra aktivitetesh për fëmijë. Çmimet janë në euro, me pagesë të njëhershme për produkt. Nuk ka abonime dhe nuk ka pagesa periodike.
Pagesa
Paguan me kartë Visa, Mastercard ose Maestro, përfshirë kartat e bankave në Kosovë. Pagesat përpunohen nga Paysera. digjitale.shop nuk e sheh dhe nuk e ruan numrin e kartës.
Dorëzimi
Nuk ka dërgesë fizike dhe nuk ka kosto transporti. Produkti shfaqet në bibliotekën e llogarisë tënde menjëherë pas konfirmimit të pagesës, zakonisht brenda një minute, dhe të vjen edhe një email me linkun.
E lexon, e dëgjon ose e shikon në digjitale.shop dhe në aplikacionin digjitale për iPhone dhe Android, pa afat.
Nëse pagesa ka kaluar, por produkti nuk është në bibliotekë pas 15 minutash, na shkruaj. E zgjidhim të njëjtën ditë pune.
E drejta e tërheqjes
Për përmbajtje digjitale që të jepet menjëherë, para pagesës pajtohesh që e humb të drejtën e tërheqjes 14-ditore. Prandaj një produkt që punon si duhet nuk rimbursohet vetëm pse ndërrove mendje.
Kur ta kthejmë paranë
Rimbursim të plotë merr kur: · skedari nuk hapet, ose nuk përputhet me përshkrimin, dhe problemi nuk zgjidhet brenda 48 orësh nga kërkesa jote; · je ngarkuar dy herë për të njëjtin produkt; · pagesa kaloi, por produkti nuk u shfaq në bibliotekë dhe nuk mundëm ta rregullojmë.
Si e kërkon
Na shkruaj në info@digjitale.shop brenda 14 ditësh nga blerja, me emailin e llogarisë dhe emrin e produktit. Mund të na shkruash edhe nga aplikacioni: Profili, Na shkruaj.
Përgjigjemi brenda një dite pune. Pasi rimbursimi miratohet, paraja kthehet në të njëjtën kartë brenda 5 deri 10 ditësh pune, sipas bankës. Pas rimbursimit produkti hiqet nga biblioteka.
Kontakti
info@digjitale.shop +383 44 520 354