Përditësuar më 30 tetor 2026
Privatësia
Çfarë dimë për ty, pse, dhe ku ruhet. Shkurt: vetëm sa duhet që të lexosh, dhe asgjë nuk shitet.
Çfarë ruajmë
Emrin dhe emailin, për llogarinë. Fjalëkalimi ruhet i shifruar dhe ne nuk e shohim.
Çfarë të pëlqen të lexosh, në çfarë forme, sa kohë ke dhe kur do kujtesën, nëse i zgjodhe në regjistrim. I përdorim vetëm për të të sugjeruar libra.
Librat që ke, ku ke mbetur në secilin dhe shënimet e tua, që të vazhdosh aty ku e le.
Bisedat me Mirën, që ta mbajë mend bisedën.
Çfarë sheh autori
Autori sheh vetëm numra për librat e vet: sa e kanë hapur, sa po lexojnë tani, sa e kanë përfunduar, dhe për produktet e promovuara sa herë u shfaqën dhe u hapën. Nuk sheh kurrë emrin, emailin, shënimet apo çfarë lexon tjetër.
Pagesat
Pagesat i përpunon Paysera. Ne marrim vetëm konfirmimin që pagesa u krye, kurrë numrin e kartës.
Ku ruhen të dhënat
Llogaria dhe biblioteka: Supabase, në Irlandë (BE). Librat, videot dhe fotot: Cloudflare R2. Faqja: Hostinger, në Lituani (BE). Emailet: Resend. Njoftimet: Firebase (Google), vetëm një kod i telefonit, pa përmbajtje leximi. Kujtesa ditore planifikohet në vetë telefonin. Mira (ndihmësja e leximit): pyetjet dërgohen te Anthropic (Claude) për të marrë përgjigjen. Nuk përdoren për të trajnuar modele.
Çfarë nuk bëjmë
Nuk i shesim të dhënat. Nuk kemi reklama dhe nuk të ndjekim në faqe të tjera.
Të drejtat e tua
Mund të kërkosh një kopje të të dhënave, t'i korrigjosh ose t'i fshish. Llogarinë e fshin vetë te Profili, Fshi llogarinë: fshihen llogaria, biblioteka, shënimet, bisedat dhe historia e leximit. Porositë mbeten pa emrin tënd, sepse duhen për kontabilitet.
Cookies
Përdorim vetëm cookie-n që të mban të kyçur. Nuk ka cookies reklamash apo analitike.
Na shkruaj
Për privatësinë: info@digjitale.shop. Përgjigjemi brenda një dite pune.