digjitale.

Përditësuar më 30 tetor 2026

Fshirja e llogarisë

Llogarinë mund ta fshish vetë, kurdo, nga aplikacioni. Ja çfarë ndodh.

01

Nga aplikacioni

Hap aplikacionin digjitale, shko te Profili (ikona lart djathtas te Biblioteka), dhe poshtë fare shtyp "Fshi llogarinë". Konfirmo dhe llogaria fshihet menjëherë.

02

Pa aplikacion

Na shkruaj në info@digjitale.shop nga emaili i llogarisë, me fjalët "Fshi llogarinë". E fshijmë brenda 48 orësh dhe të konfirmojmë me email.

03

Çfarë fshihet

Llogaria (emri, emaili, fjalëkalimi), biblioteka, faqja ku ke mbetur në çdo libër, preferencat e leximit, kujtesa ditore dhe bisedat me Mirën.

04

Çfarë mbetet

Porositë e paguara mbeten pa emrin dhe emailin tënd, sepse ligji kërkon t'i ruajmë për kontabilitet. Librat e blerë nuk kthehen dhe fshirja nuk zhbëhet.

05

Autorët

Nëse ke produkte të publikuara si autor, na shkruaj në info@digjitale.shop. E mbyllim llogarinë bashkë, që blerësit e tu të mos i humbasin librat.